Sport

Mbyllet seanca për Juventusin, ja kur jepet vendimi për pikët nga Gjykata Federale

Dita e sotme ka qenë një ditë e ngarkuar jo pak për Juventusin, duke qenë se klubi bardhezi ka pasur seancën gjyqësore për fatet e klubit dhe pikët që mund të hiqen këtë sezon për shkak të parregullsive në plusvalencat e klubit.

Pasi janë dëgjuar të gjitha palët në një seancë që ka zgjatur më orë të tëra, seanca është mbyllur dhe trupa gjykuese tashmë do të marrë një vendim në lidhje me këtë. Mediat italiane raportojnë se ditën e sotme gjatë orëve të mbrëmjes do të jepet edhe vendimi.

Prokurori Xhuzepe Kine ka kërkuar që bardhezinjve t’i hiqen 11 pikë, ndryshe nga hera e parë kur ishin hequr 15 pikë. Nëse hiqen këto pikë për bardhezinjtë, atëherë lufta për në Ligën e Kampionëve do të bëhej e vështirë për ta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button