Aktualitet

EMRI/ U lëndua teksa punonte, niset me urgjencë drejt Tiranës 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Pogradeci ka mbetur i plagosur rëndë pasi kryente punime në banesën e tij.

Renato Sehiti ka marrë dëmtime të rënda në kraharor. Për këtë arsye ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Policia në një njoftim për mediat tha se i riu u dëmtua aksidentalisht nga një xham i thyer.

“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij”, njoftoi policia.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të rastit./

#EMRI #lëndua #teksa #punonte #niset #urgjencë #drejt #Tiranës #27vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button