Gruaja çorodit policinë, gërvisht 400 makina me çelësat e saj

Tregu i makinave, Journey Chrysler Dodge Jeep Ram në British Columbia, Kanada u përfshi në një incident të madh.
Policia Mbretërore Kanadeze njoftoi se po kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarës, e përshkruar si një grua midis 40 dhe 50 vjeçe me flokë bionde deri tek supet.
Motivi i të dyshuarës mbetet i paqartë për momentin, por në një video të publikuar nga RCMP, ajo shkon nga makina në makinë dhe i gërvisht me një çelës.
Edhe pse hetuesit po ndjekin pistat, ata kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e gruas.
RCMP-ja ka publikuar edhe foto të mjetit me të cilin ajo drejtonte, për të cilin besohet se është Ford Escape e vitit 2008 deri në 2013. Për shkak të cilësisë së fotos, është e vështirë të përcaktohet se për cilin automjet bëhet fjalë.