Parandalohet ngjarja e rëndë në Fier, arrestohet 60-vjeçari që dhunonte djalin

Një ngjarje e mundshme kriminale në familje është parandaluar në Fier. Gjatë operacionit “Danger” u vu në pranga një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj djalit të tij.
Mësohet se 60-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/a.r
#Parandalohet #ngjarja #rëndë #në #Fier #arrestohet #60vjeçari #që #dhunonte #djalin
Java News