Sport
U rikthye në Rusi pas dënimit nga UEFA, trajneri tregon si e pritën Dakun shokët e skuadrës –

Mirlind Daku është kthyer përsëri në radhët e Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar pati ballafaqimin e parë me shokët e skuadrës dhe me stafin teknik pas ngjarjes që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Kroaci.
Klubi rus reagoi për veprimin e Dakut, duke paralajmëruar për një dënim të mundshëm të tijin. Por trajneri Rashid Rakhimov-i ka treguar se pritja që iu bë Mirlind Dakut ishte krejtësisht normale.
“Daku sapo u kthye në vendndodhjen e ekipit. Djemtë e takuan atë dhe biseduan shumë mirë”, ka thënë Rashid Rakhimov-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#rikthye #në #Rusi #pas #dënimit #nga #UEFA #trajneri #tregon #pritën #Dakun #shokët #skuadrës
SportExpress