Diskutimet për Planin e Rritjes në drekën me von der Leyen, Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar për Planin e Rritjes.
Kurti ka thënë se Kosova është vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave që ka qenë kriter për të përfituar nga ky plan.
Tutje, Kurti ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet objektiv i qartë i Kosovës.
“Hapin e parë formal të aplikimit e kemi bërë dhjetorin e vitit 2022, dhe bashkë me rikthimin e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian, është koha e duhur që Kosova të marrë statusin e merituar të vendit kandidat. Kemi përmbushur shumë reforma, treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane e demokratike si dhe nivel të lartë të përgatitjes institucionale. E dëshmuam këtë edhe me Planin e Rritjes, ku jemi vendi i parë që kemi avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave”, ka shkruar Kurti.
Në fund ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe unitetin e Evropës.
#Diskutimet #për #Planin #Rritjes #në #drekën #von #der #Leyen #Kurti #Kosova #vendi #parë #që #avancuar #hapat #nevojshëm
gazetablic.com