Life Style

“Burokratë me duar të përgjakura deri në bërryla”, miku i Ismail Kadaresë rrëfen përse Enver Hoxha nuk e arrestoi shkrimtarin në 1975

Gazetari dhe shkrimtari Skifter Këlliçi është një nga miqtë e afërt të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV, zoti Këlliçi tregon se shpeshherë e ka mbrojtur Kadarenë kur sulmoheshe nga intelektualë dhe regjimi për veprat që ai shkruante në kohën e diktaturës. Ai tregon një rast, kur shkroi poezinë “Një mesditë byroja u mblodh” që ngjalli një zemërim të madh tek Enver Hoxha.

Unë e kam mbrojtur Ismail Kadarenë kur nisën sulmet ndaj tij në fillim të viteve 2000. Kadareja u sulmua shumë kur ai botoi poemën “Një mesditë Byroja u mblodh”, në 1975-ën. Ishte data 17 tetor 1975 kur Kadare dorëzoi në redaksinë e gazetës Drita këtë poemë. Kryeredaktori Duro Mustafai, vjen nga një shërbim i largët dhe lexoi poezinë që ishte futur në shtyp. Jo tha ai, nuk botohet kjo poezi. Është një poezi me shumë keqkuptime. Por me ndërhyrjen e Dritëro Agolli, poezia u shtyp.

Një strofë nga poezia: “Burokratet janë tjetër gjë.

Jo me bojë pelikan përjargur,

Si tuhafë të këndshëm ho, ho, ho,

Por të kobshëm

me duar të përgjakura

Gjer në brryle unë ata i shoh”

Çfarë tha Enver Hoxha pasi lexoi poezinë:

“Për këtë poet reaksionar, rendi im socialist, është rënd burokratik dhe burokratët i kanë duart të lyera me gjak deri në bërryla, me dekorata, kanë zyra, ministri, komitetet qendrore. Dhe çojnë turpin e revolucionit në verr.”

Përgatitu, i thotë Ramiz Alisë, thirr Ismail Kadarenë dhe vëre para m*utrave të tij dhe bëje t’i lëpijë.”

Ja pra përse e ka urryer Enver Hoxha, Ismail Kadarenë. Kjo është diçka e kobshme. Enver Hoxha nuk e arrestoi Kadarenë sepse e dinte që një vendim i tillë do të ngjallte një reagim të jashtëzakonshëm në gjithë globin.”, shprehet gazetari Skifter Këlliçi në DritareTV.

#Burokratë #duar #të #përgjakura #deri #në #bërryla #miku #Ismail #Kadaresë #rrëfen #përse #Enver #Hoxha #nuk #arrestoi #shkrimtarin #në
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button