Aktualitet

Kanadaja kalon në gjysmëfinale, gjen sërish Argjentinën përballë

Kanadaja avancon në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës, ku do të gjejë përballë Argjentinën, skuadër me të cilën u përball edhe në ndeshjen hapëse të edicionit, ku u mposht me rezultatin 2-0.

Kanadezët ia dolën të triumfojnë me penallti në çerekfinale ndaj Venezuelës, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 dhe nga pika e bardhë triumfuan amerikano-veriorët me rezultatin 4-3.

Nuk mungoi as një dedikim për Tajon Buchanan, mbrojtësi anësor i Kanadasë, i cili u dëmtua rëndë në stërvitje pak ditë më parë dhe iu nënshtrua një operacioni, që do ta mbajë larg fushave të lojës për disa muaj.



#Kanadaja #kalon #në #gjysmëfinale #gjen #sërish #Argjentinën #përballë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button