Zhduken dy persona në Gjilan

Dy persona raportohet se janë zhdukur në Gjilan.
Policia njofton se njëri rast ka ndodhur në fshatin Doberqan, ku një e moshuar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.
“Fsh. Doberqan, Gjilan 04.07.2024-00:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Caparë të Gjilanit.
“Fsh. Caparë, Gjilan 03.07.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bëhet e ditur në njoftim.
Rastet janë duke u hetuar nga policia.
#Zhduken #persona #në #Gjilan
gazetablic.com