“Hajde me mua”, Cucurella po tenton ta bindë Nico Williamsin të transferohet tek Chelsea!

Marc Cucurella ka zbuluar se ai po përpiqet të bindë bashkëkombasin e tij, Nico Williams që të refuzojë Barcelonën dhe t’i bashkohet Chelseat ndërsa janë bashkë në Euro 2024.
Barça është e interesuar të transferojë Williams në Nou Camp këtë verë pas periudhës së tij mbresëlënëse tek rivalët e La Ligës, Athletic Bilbao dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në Euro.
Mbrojtësi spanjoll Cucurella beson se Williams do të ishte një transferim i shkëlqyeshëm për Barcelonën, por pranon se shpreson që ai të transferohet te Chelsea, i cili gjithashtu ka shprehur interes për një marrëveshje të verës.
“Ai është një lojtar i madh, ai po jep të gjithë potencialin e tij”, tha Cucurella për gazetën spanjolle SPORT kur u pyet për Williams.
“Është krenari që ai është në ekipin tonë, që është shoku ynë i skuadrës dhe me lojtarë si ai gjithçka është më e lehtë. Ai do të ishte një transferim i mrekullueshëm për Barcelonën, por gjithçka varet nga ajo që ai dëshiron. Unë i kam thënë që të nënshkruajë për Chelsean… Në fund gjithçka varet nga ai, ai është shumë i ri, me shumë përvojë. Unë mendoj se ai do të jetë një lojtar i madh”, përfundoi Cucurella.
/ Sport
#Hajde #mua #Cucurella #tenton #bindë #Nico #Williamsin #të #transferohet #tek #Chelsea
gazetablic.com