Aktualitet

Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, por Greqia arrestoi sot 5 blerës të votave teksa zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Pavarësisht se arrestimin e Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, e cilësoi si diçka të patolerueshme, Greqia ka mbajtur një standart tjetër, duke arrestuar sot 5 persona ndërkohë që mbahen zgjedhjet parlamentare.

Për arrestimin Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë, pati reagime të ashpra nga Greqia, ku vetë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do ta toleronte një sjellje të tillë dhe se nuk mund të kishte një arrestim të tillë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore ku Beleri kandidonte nën siglën e ‘Bashkë Fitojmë’, koalicionit Berisha-Meta.

Ndërkohë, ditën e sotme kur mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi, janë arrestuar 5 persona pak orë para nisjes së procesit zgjedhor, nën akuzën e shitblerjes së votave.Kjo tregon një standart të dyfishtë nga qeveria greke, e cila e cilësoi të papranueshme që Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës të arrestohej dy ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që për shitblerjen e votave Greqi nuk ka tolerim dhe pesë persona janë arrestuar vetëm pak orë para nisjes së procesit të votimit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut të Thesalisë, arrestimet kanë ndodhur në orët e vona të së shtunës, ku efektivët kanë sekuestruar 197 karta identiteti, pasaporta, dy fotokopje të kartave të identitetit dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante një kartë të një kandidati për deputet dhe pesë fletë votimi me emrin e kandidatit tashmë të shënuar. Dy prej të arrestuarve iu gjet edhe një shumë totale prej 6060 eurosh.Nga ana tjetër, edhe pse në qeli dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, Fredi Beleri, është shpallur fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro. Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri mesnatën e 12 majit. Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

Në 13 maj, gjykata e Vlorës, caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Belerin dhe dosja hetimore për blerjen e votave, i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button