Aktualitet

“Rreziku për sulme”, Izmaku: Konjufca t’iu adresohet organeve të sigurisë jo publikut!

Zyrtarja e Nisma-Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,  se “qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës”

Izmaku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se deklarata në fjalë është me adresim të gabuar dhe se e njëjta do të duhej t’iu adresohej organeve të sigurisë.

Ajo tha se nuk është etike nga kryeparlamentari që të përcjellë panik tek qytetarët.

“Deklarata është me adresim të gabuar për mendimin tim! Së pari, çdo çështje që ndërlidhet me fushën e sigurisë së brendshme, nuk i adresohet publikut të gjerë por organeve të sigurisë. As nuk është etike qe qytetarët tanë të konsumojnë panik nga autoriteti nr 2 i vendit lidhur me sigurinë në vend”, deklaroi ajo.

“Serbia po shihet hapur që pretendimet mbi sovranitetin e Kosovës nuk i ka ende të ndalura. Përfundimisht, këtë qeveri e ka përfaqësuar një narrative që shpërfaq panik për një sulm nga Serbia në disa momentume! Të shpresojmë qe këtë radhë nuk fshihet breda saj ndonjë urgjencë tjetër por ka qëllime të vërteta mobilizimi! Adresimi në publik me këtë kategori rreziku të shfaqur, është naiv dhe joprofesional”përfundoi  Izmaku për .

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca dje në një konferencë për media është shprehur se ka informacione të sakta se me qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë.Por në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë” deklaroi Konjufca raporton Gazeta Blic.

//

Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë

 



#Rreziku #për #sulme #Izmaku #Konjufca #tiu #adresohet #organeve #të #sigurisë #publikut
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button