Aktualitet

Një foto e hershme me Kadarenë

Nga Fatos Tarifa

Një foto e hershme me Ismail Kadarenë në apartamentin e tij në Tiranë, më 1986. Në atë kohë Kadare ishte 50 vjeç, në kulmin e gjenisë së tij krijuese.

Sot ai nuk është më mes nesh. Vdiq papritur, duke na lënë të gjithëve në një gjendje shoku. Është e kuptueshme pse kjo foto ka sot një vlerë sentimentale për mua.

Ne të gjithë jemi të vdekshëm. Edhe Shekspiri vdiq. Balzaku, Tolstoi, Dostojevski dhe Heminguei gjithashtu kanë vdekur.

Por ndërsa unë dhe shumë nga ju, si shumica e racës sonë humane, do të harrohemi të nesërmen e vdekjes sonë, sepse nuk do kemi lënë pas asgjë me ndonjë vlerë të veçante për të cilën të kujtohemi, Kadare do të lexohet nga breza të tërë për shekuj me radhë, ashti siç lexohen sot Shekspiri, Balzaku, Tolstoi, Dostojevski dhe Heminguei.

Sepse këta i përkasin racës së pavdekshme të njerëzimit.

#Një #foto #hershme #Kadarenë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button