Aktualitet

Franca dhe Belgjika nuk “ndezin” në pjesën e parë, barazim pa gola

Franca dhe Belgjika barazuan pa gola në pjesën e parë (Euro 2024).

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë, me të dyja skuadrat që u kujdesën shumë në prapavijë. Me kalimin e minutave, “gjelat” nisën të dalin në lojën e tyre, duke iu afruar disi portës së mbrojtur nga Casteels. Në mesin e fraksionit, De Bruyne vendosi në provë Maignan, i cili u përgjigj mjaft mirë në apel.

Të besuarit e Tedescos reklamuan penallti për një prekje me dorë në zonë, por pas një verifikimi me VAR, arbitri suedez Nyberg vijoi normalisht lojën. Djemtë e Deschamps “flirtuan” me golin e epërsisë në të 33-tën, Thuram nuk u koordinua si duhet me kokë.

#Franca #dhe #Belgjika #nuk #ndezin #në #pjesën #parë #barazim #gola
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button