Aktualitet
Vlora “pushtohet” nga turistët e huaj

Turizmi në Shqipëri është një nga sektorët që e “ka marrë veten” me shpejtësi pas pandemisë së COVID, e ndërsa këtë sezon pritshmëritë janë edhe më të larta. E nisur nga kjo, shenjat e para tashmë janë dhënë që tani, pa nisur zyrtarisht sezoni turistik.
Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në portin e Vlorës kroçera “LA BELLA DEL ADRIATIQUE” me 146 turistë nga vende të ndryshme si Franca, Kanadaja, Belgjika, Britania e Madhe dhe Maroku.
Turistët do të qëndrojnë 1 ditë në Vlorë, ku do të zhvillojnë ture të ndryshme dhe më pas do të ndalen edhe në Durrës.