Aktualitet
Humbja ndaj Spanjës, tekniku i Gjeorgjisë pakënaqësi për arbitrimin: Goli i parë i “iberikëve” nuk ishte i rregullt

Trajneri i Gjeorgjisë, Sagnol analizoi humbjen 4-1 ndaj Spanjës në Europian, teksa u shpreh se goli i parë i iberikëve duhej anuluar, pasi nuk ishte i rregullt.
“Ishte një pozicion i qartë jashtë loje. VAR është një instrument i shkëlqyer, problemi është se nuk dinë ta përdorin siç duhet. Nuk e kuptoj përse goli i parë i Spanjës nuk u anulua për pozicion jashtë loje. Më këtë Europian ka ndodhur që janë anuluar gola të ngjashëm, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi. VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne”, u shpreh Sanjol.
#Humbja #ndaj #Spanjës #tekniku #Gjeorgjisë #pakënaqësi #për #arbitrimin #Goli #parë #iberikëve #nuk #ishteirregullt
Java News