Aktualitet

Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari nga Tirana

Një 25-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ai u arrestua në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

/a.r

#transportonte #emigrantë #të #paligjshëm #drejt #kufirit #vihet #në #pranga #25vjeçari #nga #Tirana
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button