Aktualitet

VAR-i nderon Gjermaninë, kap çerekfinalen përmes stuhisë

Gjermania mposhti 2-0 Danimarkën për të kaluar në fazën çerekfinale të “EURO 2024”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me protagonist kryesor stuhinë që detyroi arbitrin Michael Oliver të ndërpriste ndeshjen për plot 23 minuta

Në pjesën e dytë, Danimarka gjeti golin në minutën e 48 me anë të Andersen, por gjithçka u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik.

5 minuta më vonë, një prekje e lehtë e topit me dorë në zonë po nga Andersen, u pa e mjaftueshme që salla e VAR-it të thërriste arbitrin për ta riparë episodin. Pasi e shikoi dhe një herë në monitor, gjyqtari u bind të akordonte 11-metërsh.

Kai Havertz u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të kaluar Gjermaninë në avantazh.

Golin e qetësisë e shënoi Jamal Musiala, në minutën e 68, me sulmuesin që nuk gaboi përballë Schmeichel.

Gjermani pret tani në çerekfinale fituesin e çiftit Spanjë-Gjeorgji.

/a.r

#VARi #nderon #Gjermaninë #kap #çerekfinalen #përmes #stuhisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button