Sport
Shkëlqeu në Europian me Shqipërinë, Tomas Strakoshën e kërkon klubi i Serisë A –

Tomas Strakosha ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në këtë Kampionat Europian. Gardiani shqiptar shkëlqeu me fanellën e kuqezinjve në Gjermani. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet europiane.
Alfredo Pedula ka bërë me dije se Strakosha ka përfunduar në radarët e Fiorentinës. Klubi i Serisë A është duke kërkuar për një portier të ri për sezonin e ardhshëm dhe 29-vjeçari është një prej tre profileve që po shqyrtohen nga drejtuesit. Dy emrat e tjerë të pëlqyer nga Fiorentina janë Muso dhe Audero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Shkëlqeu #në #Europian #Shqipërinë #Tomas #Strakoshën #kërkon #klubi #Serisë
SportExpress