Aktualitet

Vendosja e protezave dentare tek fëmijët zgjedhje apo e nevojshme, stomatologët tregojnë ndryshimin e çmimeve në ordinanca private e publike

Në një prononcim për stomatologia Siritanë Hoda ka treguar për informimin e fëmijëve dhe prindërve për protezat dhe dallimin e çmimit të protezave dentare në sektorin privat dhe publik në vendin tonë.

Stomatologia Hoda, tregon moshat që e kanë më të nevojshme vendosjen e protezave, teksa ka bërë thirrje për kontrolla dentare.

“Protezat vendosen varësisht nga nevoja, ka raste kur duhen proteza mobile dhe ka raste të tjera kur duhen fikse, prandaj vendosja duhet të bëhet varësisht nga nevoja dhe jo nga dëshira e fëmijëve. Kërkesë më shumë ka nga fëmijët adoleshentë, kryesisht moshat 14 dhe 15 vjeç, por nevojë shpesh kanë edhe shumë më herët prandaj preferohen kontrollat, përndryshe nuk ka ndonjë moshe të caktuar për vendosje dhe në çdo moshe mund të përdoren proteza”, theksoi ajo.

Sa janë të informuar kosovarët, në lidhje me vendosjen e protezave?

“Informimi rreth protezave në Kosovë viteve të fundit është rritur dukshëm, padyshim që rëndësi ka të jenë edhe prindërit të informuar e jo vetëm fëmijët, por sidomos kontrollat sistematike në shkolla kanë ndikuar në shkallë të lartë në vetëdijësimin e fëmijëve dhe automatikisht edhe prindërve rreth problemeve që duhet të trajtohen me proteza dhe vendosjes së tyre”, tha tutje Hoda.

A dallojnë çmimet e protezave në sektorin privat dhe në atë publik?

“Patjetër qe ka dallime në çmime në sektorin privat dhe publik, për shembull në QKUK vendosja e protezave mobile për fëmijë është pa pagesë, ndërsa vendosja e protezave fikse ka një çmim që është më i lirë se në shumicën e ordinancave private, arsyeja besoj se duhet të jetë financimi që i bëhet klinikave shtetërore nga institucionet përgjegjëse dhe mendoj që është shume e mirë sepse edhe familjet që nuk i kanë kushtet e mira ekonomike, pa problem mund t’i trajtojnë fëmijët e tyre sipas nevojës”, përfundoi stomatologia Siritanë Hoda.

Lidhur me këtë temë ka folur edhe stomatologu Faton Jusufi, i cili për Gazeta Blic ka treguar  modelet e protezave të cilat janë më të preferuara për fëmijët dhe të rriturit.

“Egzistojnë disa lloje të protezave mobile (lëvizëse), që shërbejn kryesisht për ruajte të hapësirës për dhëmbët e përhershme , zgjerim të nofullave po ashtu edhe për drejtim të dhëmbëve”, potencoi ai.

Cilat janë llojet më të kërkuarat?

“Protezat për drejtimin e dhëmbëve vendosen nga mjeku i specializuar i cili quhet ortodont. Në kliniken time, kërkesa për to janë edhe estetike, por funksionale d.m.th në mbarvajten dhe zhvilimin normal të nofullave së bashku me dhëmbë. Po ashtu janë protezat fikse me tela për drejtim të dhëmbëve që janë shumë efikase. Kurse ekzistojnë edhe ato transparente, por janë të kërkuara më shumë tek të rriturit. Tek fëmijët janë më të kerkuara ato fikse me briketa”, përfundoi stomatologu Faton Jusufi. //



#Vendosja #protezave #dentare #tek #fëmijët #zgjedhje #apo #nevojshme #stomatologët #tregojnë #ndryshimin #çmimeve #në #ordinanca #private #publike
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button