Sport
Një gol në minutën e 100 prish llogaritë e Shqipërisë, kuqezinjve u nevojitet fitorja kundër Spanjës –

Grupi A ka marrë sot trajtën e tij përfundimtare. Gjermania e ka përfunduar këtë fazë në vendin e parë, ndërsa nga pas e ndjek Zvicra. Ndërkohë befasia ka ndodhur në përballjen mes Skocisë dhe Hungarisë. Këta të fundit kanë fituar me një gol në minutën e 100, duke shkuar kështu në kuotën e 3 pikëve.
Kaq ka mjaftuar që llogaritë e Shqipërisë të mos shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu, Hungaria kalon sipër Shqipërisë në listën e ekipeve të treta më të mira. Tashmë kuqezinjve i nevojitet një fitore ndaj Spanjës për të pasur siguri në kalimin e grupit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Një #gol #në #minutën #prish #llogaritë #Shqipërisë #kuqezinjve #nevojitet #fitorja #kundër #Spanjës
SportExpress