Aktualitet

Hapja e Urës së Ibrit dhe mundësia për tensione, flet eksperti i sigurisë: Serbia me çdo kusht synon aktivitete të dhunshme

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth çështjes së hapjes së Urës së Ibrit. Ai thotë se në rast të hapjes së saj, mund të ketë mundësi për tensione në vend.

“Paralajmërimet e institucioneve publike të Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me hapjen e Urës së Ibrit, ura që ndan qytetin e Mitrovicës dhe veriun, ne jemi të vetëdijshëm që urat shërbejnë për lidhjen e qyteteve dhe vendeve, jo për të ndarë. Fatkeqësisht, Ura e Ibrit ka  shërbyer për ndarjen qyteteve, madje dhe për baza etnike, kemi pasur dhe situata të renda në aspektin e sigurisë”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, ai thotë se hapja e Urës së Ibrit ka të bëjë me zbatimin e ligjit, mirëpo duhet analizuar në aspektin e sigurisë.

“Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit njëkohësisht që kanë të bëjnë dhe me zbatimin e ligjit në atë zonë mund t’i konsiderojmë të ligjshme, mirëpo jo të analizuar në aspektin e sigurisë dhe nuk është bërë një konstatim adekuat se çfarë pasoja mund të ketë në rast të përpjekjes së hapjes së Urës së Ibrit”, deklaroi ai.

“Ne kemi parë dhe reagimin e faktorëve ndërkombëtarë, përfaqësuesit Lajçak, i cili ka tërhequr vërejtjen se Kosova mund të ketë probleme dhe me dialog”, shtoi Elezi.

Eksperti i sigurisë tutje thotë se Serbia me çdo kusht kërkon veprime të cilat nxisin situatën e sigurisë dhe për të organizuar aktivitete të dhunshme siç janë protestat.

“Serbia me çdo kusht kërkon veprime të cilat nxisin situatën e sigurisë dhe arsyetimet e qytetarëve serbë për të organizuar aktivitet të dhunshme siç janë protestat, më pas të cenohet jeta e pjesëtarëve të KFOR-it apo institucioneve të tjera siç janë Policia e Kosovës”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje, Elezi thotë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të koordinohen me institucionet që kanë të bëjnë pikërisht me çështjet e drejtësisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të koordinohen me institucionet e zbatimit të ligjit që kanë të bëjnë pikërisht me çështjet e drejtësisë siç janë Polica e Kosovës, që kanë detyrim ligjor për të bërë analiza, në rast së hapjes së Urës, do të konsiderohet si e dobishme apo dëmshme në aspektin e sigurisë”, potencoi ai.

Krahas kësaj, eksperti thotë se Kosova duhet koordinuar me SHBA-të dhe BE-në.

“Duhet të jemi të koordinuar me SHBA-në dhe BE-në të cilët janë garantues dhe mbështetës të vazhdueshëm të Republikës së Kosovës”, deklaroi Bedri Elezi./Gazeta Blic/



#Hapja #Urës #së #Ibrit #dhe #mundësia #për #tensione #flet #eksperti #sigurisë #Serbia #çdo #kusht #synon #aktivitete #të #dhunshme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button