Aktualitet

Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet burrë në Mitrovicë të Jugut

Është arrestuar një burrë të Mitrovicë të Jugut, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.



#Shtiu #armë #në #një #aheng #familjar #arrestohet #burrë #në #Mitrovicë #të #Jugut
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button