Elbasan: Identifikohet e shpallet në kërkim 50-vjeçari i përshirë në një vrasje të 2009-ës

Një 50-vjeçar në Elbasan është shpallur në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi rezulton i përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2009.
Policia në njoftimin në Facebook tha se në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe partnerët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 shtetas, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë. I ekstraduari nga Anglia i lokalizuar falë informacionit që dispononte DVP Elbasan dhe Departamenti i Policisë Kriminalë, si edhe shkëmbimit në kohë të informacionit me autoritetet ligjzbatuese angleze”.
“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si rezultat i hetimeve intensive proaktive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si edhe identifikimin e shtetasve të përfshirë në to, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 50 vjeç, banues në Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Shtetasi G. B., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. Ll., M. T., F. Sh. (të arrestuar) dhe D. H., (i ekstraduar nga Anglia 2 muaj më parë), kanë vrarë shtetasin R. R., në vitin 2009, në Elbasan. Strukturat hetimore të DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë intensivisht punën për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më pare”, ka njoftuar policia.
#Elbasan #Identifikohet #shpallet #në #kërkim #50vjeçari #përshirë #në #një #vrasje #të #2009ës
gazetablic.com