Aktualitet

Banorët e Kalabrisë i janë gëzuar miratimit të planit të ri urbanistik

Edhe pas miratimit të planit të ri urbanistik për lagjen “Kalabria” në Prishtinë, banorët por as asamblistët që kanë votuar këtë plan, nuk e kanë shumë të qartë se si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

“Realisht për pjesën publike te Stacioni i autobusëve nuk e dimë si ka me u vendosë aty”, ka thënë Milot Krasniqi, përfaqësues i banorëve të lagjes Kalabria.

Por, banorët e Kalabrisë në anën tjetër i janë gëzuar miratimit të planit të ri urbanistik. Me këtë plan përfundon edhe saga e mosmarrëveshjeve tri vjeçare që shumë nga ta kishin me kompanitë ndërtimore, pasi të njëjtit bazuar në planin e vjetër kishin bërë marrëveshje për ndërtime të larta, por të njëjtat ishin pezulluar me anulimin e planit.

Plani i Kalabrisë është votuar nga gjitha subjektet në Kuvend, përveç PDK-së, e cila ka kritikuar lejimin e koeficientit 3 tek pjesa e stacionit të autobusëve.

Plani rregullativ i Kalabrisë është miratuar në Kuvendin komunal me këto ndryshime.

– Në pronën publike tek Stacioni i Autobusëve koeficienti i ndërtimit do të

jetë 3.0 nga 7.0 sa kishte propozuar nga komuna e Prishtinës.

– Përgjatë “Rrugës A”, koeficienti nga 1.5 ka kaluar në 2.4

– Hapësira e parkut “Botanika” do të ketë koeficient 1.0,

– Parku “Kalabria” do të ketë koeficient 1.25.

Me 3 qershor, Kuvendi Komunal i Prishtinës, gjatë një mbledhje maratonike, miratoi Planin Rregullativ për Lagjen “Kalabria”. Këtë votim, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe edhe për Kryeqytetin.



#Banorët #Kalabrisë #janë #gëzuar #miratimit #të #planit #të #urbanistik
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button