Aktualitet
Emri/ Vetëvritet me armë zjarri në banesë 45-vjeçarja, mister shkaku

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj. Viktima u gjet pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri. Sipas mediave në Kosovë, viktima është 45-vjeçarja Qefsere Berisha.
Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Policia nën udhëheqjen e prokurorit ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive”, thuhet në një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen./m.j
#Emri #Vetëvritet #armë #zjarri #në #banesë #45vjeçarja #mister #shkaku
Java News