Balla takim me homologun e tij në Zvicër: Synojmë bashkëpunimin për gjetjen e personave në kërkim dhe ekstradimet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar këtë të martë një takim në Bern me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans.
Gjatë këtij takimi dy zyrtarët biseduan lidhur me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike.
Gjithashttu një rëndësi e veçantë iu kushtua dhe emigracionit të paligjshëm, mënyrave dhe masave që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.
Ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.
“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet”, shkruante minsitri Balla në postimin e tij në “Facebook”.
Ndër të tjera Balla nënvizon faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë. Vendi po përjeton një “boom” turistik si asnjë vit tjetër më parë.
Ky takim i sotëm është pjesë e një turi që Ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër./m.j
#Balla #takim #homologun #tij #në #Zvicër #Synojmë #bashkëpunimin #për #gjetjen #personave #në #kërkim #dhe #ekstradimet
Java News