Emri/ Elektricisti bie në kontakt me rrymën dhe rrëzohet nga shtylla, dërgohet me urgjencë në spital

Një elektriçist ka përfunduar në spital këtë të enjte, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Incidenti ndodhi ndërsa Adul Duriçi po punonte për riparimin e një linje elektrike në Bulqizë.
50-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.
“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore”, sipas policisë.
Sipas policisë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave./m.j
#Emri #Elektricisti #bie #në #kontakt #rrymën #dhe #rrëzohet #nga #shtylla #dërgohet #urgjencë #në #spital
Java News