Aktualitet

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në ditën e Bajramit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar dje, në ditën e Kurban Bajramit.

Në katër raste, viktima kanë qenë gratë të cilat kanë njoftuar policinë se janë sulmuar fizikisht nga burrat.

Në njërin rast, viktimë ka qenë një i mitur. Sipas policisë, babai e ka sulmuar fizikisht derisa ishte duke lozur.

Raporti i policisë:

Lipjan / 16.06.2024 – 10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 16.06.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq / 16.06.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën- djalin e tij të mitur, derisa ishte duke lozur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 16.06.2024-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



#Pesë #raste #të #dhunës #në #familje #raportuan #në #ditën #Bajramit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button