Aktualitet
E rëndë në Kolonjë: 33-vjeçari gjendet i pajetë në rezervuarin e Kagjinasit

Një person është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se viktima është një 33-vjeçar me iniciale E.B. nga fshati Borovë.
Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri kurohej për probleme të shëndetit mendor.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me rastin, ndërkohë që ende s’dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.
/a.r
#rëndë #në #Kolonjë #33vjeçari #gjendet #pajetë #në #rezervuarin #Kagjinasit
Java News