Italianë kuqezi në Durrës: Jam e lumtur të bëj tifo për Shqipërinë, e adhuroj
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, shtetas italianë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Durrës u mblodhën me familjet dhe miqtë e tyre shqiptarë për të shijuar buzë detit ethet e ndeshjes së shumëpritur dhe mjaft emocionuese të këtij europiani, që vuri përballë në futboll dy vendet tona.
“Pse kam veshur fanellën kuqezi? Sepse është e vendit që na mikpriti dhe që na trajton mirë ndaj për ne: Forca Shqipëri! Ndjehem në shtëpi ndaj bëj tifo për të. Kisha parashikuar 2-1 për Shqipërinë, po gabova.”
Edhe pse Italia triumfoi në fushën e lojës, të gjithë e shijuan ndeshjen dhe të qenit bashkë në sport dhe në jetën e përditshme. Italianët që jetojnë në Durrës e shfrytëzuan këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë që kanë gjetur në Shqipëri, duke krijuar kështu një lidhje të veçantë, përtej sfidës sportive.
“E adhuroj Shqipërinë. Zemra ime. Jam e lumtur të bëj tifo për Shqipërinë. Ishte e vështirë kjo ndeshje sepse 50% zemra Shqipëria, 50 % zemra Italia. Do të isha shumë e kënaqur dhe po të fitonte Shqipëria.”
“Sonte ndihemi shqiptar dhe kemi vendosur të bëjmë tifo për të. Jemi në një shoqëri të bukur. Mbrëmje e bukur me njerëz të mrekullueshëm.”
“Unë jam nga Letonia dhe në këtë Europian bëj tifo për Shqipërinë.”
Mbrëmja e kaluar do të mbahet mend jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë të forcuara ndër vite mes dy popujve tanë.
#Italianë #kuqezi #në #Durrës #Jam #lumtur #të #bëj #tifo #për #Shqipërinë #adhuroj
Java News