Disa prej momenteve më të bukura nga falja e Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Shtëpi kjo ku besimtarët myslimanë shkuan për ta falë namazin e festës së Kurban Bajramit.
Falja e Kurban Bajramit në këtë xhami u përcoll me interpretim të ilahive të bukura të Nusret Kurtishit dhe grupit të tij.
Nga atje u kujtua edhe koha kur në Kosovë zhvillohej lufta 25 vjet më parë dhe kosovarët u detyruan ta festonin Kurban Bajramin larg shtëpive të tyre.
Në materialin e mëposhtëm i gjeni të përmbledhura të gjitha momentet më të bukura të ceremonisë së faljes së Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
#Disa #prej #momenteve #më #të #bukura #nga #falja #Kurban #Bajramit #në #xhaminë #Haxhi #Ibrahim #Devolli #në #Pejë #VIDEO
gazetablic.com