Tre arsye se përse sekuestrimi i inceneratorit i djeg Ramës e Veliajt

Lajmi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës ka efektin e një bombe. Dhe ka së paku tre arsye se përse kjo që ka ndodhur nuk është një gjë e zakonshme. Janë këto arsyet se përse rilindja nuk donte në asnjë mënyrë që kjo dosje të hapej.
Arsyeja e parë ka të bëjë me paratë e humbura nga buxheti i shtetit që vazhdoi ti paguajë Mërtirin dhe Zoton edhe 18 muaj pasi ata u shpallën në kërkim.
Arsyeja e dytë lidhet me bonusin prej 8 pikësh që i dha qeveria Rama një kompanie të pa regjistruar dhe që e bëri këtë vetëm 9 muaj pasi e kishte marë këtë privilegj.
Arsyeja e tretë ka të bëjë me implikimin e Veliajt që ka firmosur personalisht për të marë përsipër kostot duke anashkaluar këshillin bashkiak.
Pikërisht për këto arsye sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës u pengua kaq shumë duka vazhduar pagesat deri mbi 100 milionë euro, vetëm që mos hapej kutia e Pandorës.
Komenti nga Andi Bushati ne Videos
Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen Videos në Facebook
#Tre #arsye #përse #sekuestrimi #inceneratorit #djeg #Ramës #Veliajt
Lapsi