Aktualitet

Durrës Pranga 54-vjeçarit, vendosi baste sportive në lokal

Një 54- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vendosi baste sportive në lokal. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një 18- vjecar pasi u kap në flagrancë luajtur lojëra fati, ndërsa nisi procedimi për pronarin e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të  veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe  proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatua duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#Durrës #Pranga #54vjeçarit #vendosi #baste #sportive #në #lokal
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button