Aktualitet
Dhunuan bashkëshortet, pranga dy personave në Dibër e Mat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, kanë parandaluar dy konflikte që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.
Pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna dhe vunë në pranga shtetasit: A. H., 56 vjeç, banues Burrel; dhe D. K., 39 vjeç, banues në Peshkopi.
Sipas Policisë në mënyrë të përsëritur, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
/a.r
#Dhunuan #bashkëshortet #pranga #personave #në #Dibër #Mat
Java News