Shqipëria do prodhojë armë, inxhinieri ushtarak: Duhen 14 kg çelik vetëm për prodhimin e 1 automatiku
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr për konsultim publik një projektligj që u hap rrugë prodhimit të armëve, një nismë që është përmendur që më parë dhe me sa duket tashmë po shihet seriozisht edhe në planin praktik. Memush Habilaj, inxhinier ushtarak i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv foli në lidhje me kostot e larta të industrisë së prodhimit të armëve, ku theksoi se vetëm për të prodhuar një automatik duhen 14 kg çelik.
Për gazetari Arbër Hitaj, inxhinieri tha se në Uzinën e Poliçanit ekziston pjesa kryesore e industrisë mekanike.
‘Që të prodhohet një armë kërkohen parametra të caktuar duke filluar që nga lëndët e para. Armët më të thjeshta më masive që krijohen nga disa marka çelikut, duke filluar nga çeliku i destinuar për ndërtimin kryesor të armës, plus çeliqe të tjera që kanë kosto shumë të lartë. A e dini se duhet 14 kilogramë çelik për të prodhuar një automatik. Rreth 3 kg shkojë tek arma pasi pjesa tjetër humbet gjatë procesit teknologjik.
Prodhimi i një fisheku, kostoja fillon nga bakri që do të vishet, zemra prej çeliku, bronzi, bimetali me bazë bakri, plus lënda e parë që futet brenda dhe del një kosto shumë e lartë në krahasim me një prodhim tjetër të industrisë mekanike.
Në Poliçan ekziston pjesa kryesore e industrisë mekanike. Shumica e makinerive metalpunuese atje ekzistojnë. Një pjesë janë ruajtur, dhe janë funksionale. Kombinati i Poliçanit ka qenë shumë i madh dhe ndaheshin në 7 zona industriale, ku bëheshin procese të caktuara të armatimit. Punimi mekanik, është do të prodhojmë një predhë do merret copa e çelikut do të stampohet do të përpunohet deri sa të bëhet gati si material mekanik për të kaluar në zonën B ku përpunohet me eksploziv. Një predhë kërkon një mekanizëm tjetër të veçantë.
Janë automate të posaçëm për prodhimin e këtyre dhe punohen në mënyrë automatike. Të gjitha këto rrisin koston e tij. Në kohën e monizmit çdo gjë ishte e llogaritur.’- u shpreh inxhineri.
#Shqipëria #prodhojë #armë #inxhinieri #ushtarak #Duhen #çelik #vetëm #për #prodhimin #automatiku
Java News