Aktualitet

Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi, u dhunua barbarisht nga disa persona

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga disa persona.

Mëngjesi mësohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.

Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, 3 persona kanë kryer sulmin ndaj avokatit, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

#Del #nga #koma #avokati #Sokol #Mëngjesi #dhunua #barbarisht #nga #disa #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button