Aktualitet

Përdorimi i telefonit tek femijët e vegjël | Logopedia tregon pasojat

Logopedia, Tina Asllani, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth përdorimit të telefonit tek fëmijët e vegjël. Ajo tregon se cilat janë pasojat që mund të shfaqen pas një kohe tek fëmijët.

Asllani thotë se viteve të fundit përdorimi i telefonit tek fëmijët është një trend në rritje, që mund të ndikojë në vonesë në zhvillim, duke ndikuar në të folur, në pasitivitet dhe dembëlzim.

“Sipas studimeve të fundit në fushën e psikologjisë dhe logopedisë është konstatuar që një në tre fëmije që përdorin teknologjinë konsiderohen me vonesë në zhvillim, duke ndikuar kështu në të folur, në të mësuar dhe arritjet akademike. Shumë herë hasim me fëmijë me çregullime të bilinguizmit apo dy gjuhësisë dhe si pasojë kemi vështirësi në zhvillimin gjuhësor në të dy gjuhët, ulë përqendrimin, shkakton dembëlizëm dhe përgjumësi”, u tha Asllani.

Logopedia, tregon arsyjet tjera që ndikojnë në vonesen e të folurit tek fëmijët.

“Faktorët gjenetik, ambienti i varfër gjuhësor në të cilin jeton fëmija, mos frekuentimi i kopshtit, ambienti i dy gjuhësisë”, tha ajo.

Krahas kësaj ajo ka dhe një mesazh për prindërit se si t’i trajtojnë femijët.

“Kaloni sa më shumë kohë me fëmijet tuaj duke bërë aktivitete dhe lojëra nëpërmjet të cilave nxit komunikimi me fëmijën, jepni femijës tuaj sa më shumë mundësi që të komunikoj me ju, nxiteni të rrijë me fëmijë të tjerë, mbani kontakt me sy çdo herë që ju i flisni fëmijës suaj”, u shpreh tutje Asllani.



#Përdorimi #telefonit #tek #femijët #vegjël #Logopedia #tregon #pasojat
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button