Aktualitet

Konjufca: Ta kujtojmë të shkuarën s’do të thotë që s’e duam paqen e pajtimin, këtë e shohim vetëm si rezultat të drejtësisë

Konjufca: Ta kujtojmë të shkuarën s’do të thotë që s’e duam paqen e pajtimin, këtë e shohim vetëm si rezultat të drejtësisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kujtimi i së shkuarës “nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin”.

Konjufca tha në seancën solemne për Ditën e Çlirimit se e shkuara do të kujtohet gjithmonë që “padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”.

“Kur e kremtojmë 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, sepse ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë. Prandaj ta kujtojmë të shkuarën e të mos e harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin, por për ne, gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë. Ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë, sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tha se intervenimi i NATO-s më 1999 ishte edhe “përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë nga forcat demokratike të botë”.

“Intervenimi i NATO-s në Kosovë, duke e bombarduar ish-Jugosllavinë e Millosheviqit, përveçse intervenim humanitar për ta shpëtuar një popull të cilit po i kanosej zhdukja përmes gjenocidit, ishte përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë nga forcat demokratike të botës, e fitores së demokracisë dhe e vetëvendosjes së popujve mbi ideologjinë fashiste, totalitariste dhe hegjemoniste”, tha Konjufca.

“Mirënjohja jonë do të jetë e përjetshme për miqtë tanë më të rëndësishëm që na ndihmuan”, shtoi ai.



#Konjufca #kujtojmë #të #shkuarën #sdo #të #thotë #që #duam #paqen #pajtimin #këtë #shohim #vetëm #rezultat #të #drejtësisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button