Historia e dashurisë drejt fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po jetojnë jetë të ndara

Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se i ka ardhur vërtet fundi. Në orët e fundit një burim zbuloi për ‘Entertainment Tonight’ se dy yjet «nuk janë ndarë ende zyrtarisht», por jetojnë jetë të ndara:
Jennifer Lopez ka qenë duke kërkuar një shtëpi të re dhe se ajo po mbështetet të familja e saj mes aludimeve për ndarjen nga Ben Affleck.
“Jen po bën xhiro nëpër shtëpi dhe po bën pazar për shtëpinë e saj.Ajo është mbështetur tek mamaja, motrat dhe fëmijët e saj gjatë kësaj periudhe tranzicioni,”tha një burim.
Po ashtu edhe Affleck po sillet në të njëjtën mënyrë duke kërkuar strehim me rrethin e ngushtë të miqve të tij, si psh aktpri i njohur, Matt Damon.
#Historia #dashurisë #drejt #fundit #Jennifer #Lopez #dhe #Ben #Affleck #jetojnë #jetë #të #ndara
Java News