Aktualitet

Kreditë me probleme rriten në prill, më shumë individë dhe biznese nuk i paguan në kohë

Më shumë qytetarë dhe bizneseve nuk po i paguajnë në kohë kreditë e marra. Pas një ecurie rënëse në 3 muajt e parë të vitit, numri i kredive me probleme u rrit përsëri në prill. Banka e Shqipërisë raporton se ky tregues u rrit në 4.82%, nga 4.64% që ishte në mars.

Segmenti ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kryesisht kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht tek individët.

Për të mbledhur kreditë e këqija, edhe në rastet kur shoqërive për blerjen e tyre u hiqet licenca, Banka Qendrore vendosi rregulla të reja. Një likuidator do të emërohet për t’i mbledhur, i cili do të veproj sipas një plani duke ruajtur edhe provat.

/a.r

#Kreditë #probleme #rriten #në #prill #më #shumë #individë #dhe #biznese #nuk #paguan #në #kohë
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button