Aktualitet
Humbja e thellë në zgjedhje/ Ilir Meta zbardh detaje nga takimi ‘kokë më kokë’ me Berishën dhe zbulon lëvizjen e radhës: Kemi fakte të reja tronditëse…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ilir Meta deklaratë për mediat pas takimit me Sali Berishën:
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë”, tha Meta.