“I ra me shkelm në këmbë e në stomak me krah”, mesazhet alarmante në tekstet shkollore –

Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpreh në emisionin “Stop” në Tv Klan shqetësimin për përmbajtjen e teksteve shkollore. Në tregimet për fëmijë shpesh jepen mesazhe të dhunshme aspak edukative. Psikologia Gejsi Anamali shpjegon se këto tekste stimulojnë rritjen e fëmijëve të dhunshëm.
Prej shumë vitesh tashmë, shkollat punojnë me altertekstet. Shtëpitë botuese përzgjidhen nga Ministria e Arsimit e më pas nëpër shkolla, komisionet zgjedhin tekstin që duan.
Sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti, konflikti i interesit fillon që në ministri e përfundon te mësueset. Sipas tij, tregu i botimeve shkollore është rreth 35-50 milionë euro.
#shkelm #në #këmbë #në #stomak #krah #mesazhet #alarmante #në #tekstet #shkollore
Java News