Aktualitet

“Antikorrupsioni’, Tabaku as po, as jo: Do koordinohemi me grupin, më mirë pjesëmarrje se bojkot

“Nuk besoj se ne duhet t’ia lëmë flamurin e luftës ndaj korrupsionit qeverisë.”

Emri i deputetes demokrate, Jorida Tabaku është pjesë e listës që u votua të enjten, për anëtare e Komisionit Anti-korrupsion, që në krye të tij ka Fatmir Xhafajn e PS-së.

Por ndryshe nga kolegët e saj demokratë, Tabaku ende nuk ka një JO, për të marrë pjesë në punimet e këtij Komisioni, shumë të diskutuar së fundmi, për shkak edhe të kundërshtimit të opozitës.

“Qasja ime do të jetë edhe në koordinim me grupin. Nuk e di se çfarë do të bëjnë kolegët, ne duhet të kordinojmë përpjekjet me grupin parlamentar, por unë e kam thënë mendimin tim, që pjesëmarrja gjithmonë nëpër institucione është më mirë se mospjesëmarrja dhe bojkoti.”, tha Tabaku per abcnews!

Sipas Tabakut në parim Komisioni nuk mund të kundërshtohet për vetë faktin se ka të bëjë me integrimin e vendit.

“Unë mendimin tim e kam bërë të qartë, qeveria nuk e ka lartësinë morale për të luftuar korrupsionin se këtë sistem e ka ngritur ajo”

Ndryshe nga shumë zëra opozitarë, që mendojnë se përmes komisionit të posaçëm, maxhoranca do të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, Tabaku nuk ndanë të njëjtin opinion.

“⁠Unë nuk besoj se ato kanë mundësinë për t’i ndryshuar institucionet e drejtësisë pa diskutuar me opozitën dhe drejtësia është e paprekshme, shtyllat e parimet e vendosura për pavarësinë e institucioneve, janë të paprekshme dhe të pakthyeshme dhe kjo është e padiskutueshme, jemi apo nuk jemi ne aty.”

Përveç Jorida Tabakut, janë të votuar po ashtu edhe emrat e deputeteve të tjera demokrate, si Dhurata Çupi, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, Sorina Koti të Ekonomisë dhe Flutura Açka e grupit Basha, që drejton Median në Kuvend./m.j

#Antikorrupsioni #Tabaku #koordinohemi #grupin #më #mirë #pjesëmarrje #bojkot
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button