Zgjedhja e Belerit eurodeputet, Spahiu: KQZ të shpallë urgjentisht zgjedhje në Himarë! Nuk mundet që…

Kreshnik Spahiu ka reaguar pasi Fredi Beleri edhe pse ndodhet pas hekurave në burgun e Fierit, ku vuan dënimin e drejtësisë shqiptare për shitblerje votash, siguroi një vend në Parlamentin Evropian, si eurodeputet i forcës politike të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re.
Përmes një reagimi në Facebbok, Spahiu shkruan se KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.
”Fredi Beleri u zgjodh Eurodeputet. KQZ duhet të shpallë urgjentisht zgjedhjet e parakohëshme Himarë sepse Fredi Beleri ka konflikt interesi dhe nuk mund jetë i zgjedhur në dy organe njëkohësisht.
Beleri s’mund jetë Eurodeputet dhe Kryetar Bashkie në Himarë. (Kushtetuata e Shqipërisë)
P.S. Ligjërisht zgjedhjet duhet ishin shpall një muaj më parë, që kur Mikotakis e zyrtarzoi listën e eurodeputetve)”, shkruan Spahiu.
/a.r
#Zgjedhja #Belerit #eurodeputet #Spahiu #KQZ #të #shpallë #urgjentisht #zgjedhje #në #Himarë #Nuk #mundet #që..
Java News