Aktualitet
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, arrestohet kandidati për deputet në Greqi

Organet greke të Rendit kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore, një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB).
Shkak janë bërë fletët e votimi të shënuara me emrin e tij të cilat ai ua ka shpërndarë zgjedhësve që i janë afruar qendrës së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.
Aktualisht nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë para se të arrestohej nga autoritetet. Bëhet fjalë për zonën ku banojnë muslimanët e Trakës, ndërsa ende nuk jepet emri i tij.
#Zgjedhjet #për #Parlamentin #Europian #arrestohet #kandidati #për #deputet #në #Greqi
Java News