Aktualitet
Itali/ Rrëzohet aeroplani në Piza gjatë uljes, dy të vdekur

Një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes në Piza dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Dy persona kanë humbur jetën në Piza të Italisë, pasi një aeroplan u rrëzua pranë aeroportit Toscany Flight, në komunën San Miniato.
Dy viktimat janë Paolo Fagiolini di Ponsacco, 59 vjeç dhe Riccardo Montanari, 41 vjeç.
Aeroplani u rrëzua gjatë fazës së uljes, rreth orës 11”30 të mëngjesit të sotëm.
Një ekip i zjarrfikësve të Pizës ndërhyri në vendngjarje. Kur mbërritën 118 forcat shpëtimtare, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për dy pasagjerët e avionit të vogël.
#Itali #Rrëzohet #aeroplani #në #Piza #gjatë #uljes #të #vdekur
Java News