“Armando Broja, shqiptari që vrapon për të atin”! “Gazzeta dello Sport” artikull special yllit kuqezi në prag të Europianit

Armando Brojës i është kushtuar një artikull nga prestigjiozja italane “Gazzeta Dello Sport”, pikërisht në prag të Europianit.
Kjo media e prezanton Brojën si objektivin numër një të Milanit dhe citon disa nga momentet e tij, duke dashur të prezantojë futbollistin shqiptar tek italianët, ku nuk përjashtohet mundësia që të jenë tifozët e tij të rinj.
“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta… Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, u shpreh Broja për “Gazzetta dello Sport”.
Theksojmë se Armando Broja është rritur nga babai i tij Xhevahir Broja me një dashuri mjaft të madhe për atdheun që nuk do e hidhte kurrë poshtë.
#Armando #Broja #shqiptari #që #vrapon #për #të #atin #Gazzeta #dello #Sport #artikull #special #yllit #kuqezi #në #prag #të #Europianit
Java News