Aktualitet

Vranica: Ligji i Duhanit i pazbatueshëm edhe pas 11 viteve që është në fuqi, ka shumë të meta

Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Arian Vranica, në një intervistë për Gazeta Blic, ka treguar se sa është duke u zbatuar Ligji i Duhanit në vendin tonë.

Sipas tij duhet të punohet më shumë në ndryshimin e këtij ligji.

“Në përgjithësi nëse e shohim si ligj, nuk është një ligj që është respektuar ndaj por kemi aq numër të gjobave të cilat kanë tejkaluar deri në pesë mujorin e këtij viti. Kjo tregon më së miri se ky ligj nuk është i zbatueshëm dhe nuk është i krijuar në mënyrën më të mirë që të ketë zbatueshmëri më të lehtë dhe për të pasur përshtatje me rrafshin social të Republikës së Kosovës”, potencoi Vranica.

Sipas sekretarit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ky ligj është i pazbatueshëm pas 11 viteve që është në fuqi.

“Qytetarët, bizneset, institucionet dhe të gjitha kategoritë që preken nga ky ligj, në çfarë do aspekti kanë ndikuar që ky ligj që të jetë i pazbatueshëm me një masë shumë të madhe, po flasim me një ligj që është në fuqi më shumë se 11 vite, kjo tregon më së miri që është dashur të veprohet më herët për të bërë një ligj të përshtatshëm”, tha tutje ai.

“Nuk janë shifra të mira për t’u vlerësuar në aspektin pozitivë të fjalës e aspekti pozitiv i fjalës është tani po punohen në ndryshimin e ligjit, kjo është dashur të ecet më shpejt në procedurat burokratike në të cilat kalojnë ligjet nga grupet punuese fillimisht dhe pastaj në trajtimin në Ministrinë e Shëndetësisë më pastaj prapë në komisione dëgjimore, parlamentare edhe në leximin e parë në Parlament d.m.th ende jemi në procedura të hershme të plotësim ndryshimit të këtij ligji”, vazhdoi Vranica për .

A do të ketë ndryshime në këtë ligj?

“Veç se kemi qenë pjesë e grupës punuese aty dhe janë bërë disa komentime, disa nuk kanë gjetur kalim dhe po presim kohën që të mund të dalim të tregojnë gjërat që i përkasin si gastronom për paraqitje si shqetësime për të dalë ky ligj më lehtë i zbatueshëm gjë për të cilën veç se do të ketë ndryshime dhe përmirësime sepse kemi kapacitete të limituara të institucioneve që merren me zbatimin e ligjit, tani do të parashihet një ndryshim tjetër që do të jepë autoritet dhe disa institucioneve tjera. Ne presim në atë komision të adresojmë ashtu që ky ligj në të ardhmen të mos reflektohet ose pasqyrohet me shifra të atilla marramendëse të inspektimit dhe me gjoba të cilat janë bërë në këtë periudhë të vitit”, theksoi ai.

Sa pritet të ndikojë ky ligj i duhanit në sezonën e verës?

“Në sezonin e verës pritet të kenë më pak raste të dënimeve për zbatimin e ligjit të Duhanit sepse tani zbatohen më shumë hapësirat e jashtme sesa të brendshme. Viteve të fundit ka një pjesë të qytetarëve që janë filluar të jenë më të informuar për shkak të rritjes së inspektimeve, por ka të meta në brendësi të ligjit që e bëjnë të pakuptimtë ligjin në kuptim të definimit të hapësirave të jashtme dhe të brendshme, shpesh është e pakuptimtë edhe mënyra e aksionimit, pjesa e sanksionimit të personave publik dhe jo publik. Nëse një person zyrtar i cili mirret me zbatimin e ligjit nuk e zbaton në aspektin e barabartë ndaj të gjitha situatave”, përfundoi sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Arian Vranica.

//



#Vranica #Ligji #Duhanit #pazbatueshëm #edhe #pas #viteve #që #është #në #fuqi #shumë #të #meta
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button