Life Style

Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024

Françeska Rustemi vajza më e bukur e Shqipërisë. 19-vjeçarja nga Durrësi shpallet Miss Universe Albania

Françeska Rustemi fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!

Bukuroshja nga Durrsi fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve”.

19-vjeçarja, e cila është pjesë e botës së modelingut, mundi konkurencën e dy vajzave të tjera që zunë vendin e dytë dhe të tretë.

Në prezantimin e saj Françeska tregon:

Shprehja e Winston Churchill, “Suksesi nuk është i përhershëm, dështimi nuk është fatal”, më frymëzon gjithmonë. Për mua, guximi është çelësi për të përballuar sfidat.
Unë jam Franceska Rustem 19 vjeçe, lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Durrësit. Jetoj me prindërit e mi, vëllain dhe motrën time.
Prindërit, nëna me origjinë nga Korça dhe babai nga Kolonja, kanë bërë që në familjen tonë të përcillen tradita të mrekullueshme ku spikasin; patriotizmi, kultura, gjuha e pastër dhe plot kolorite duke më bërë krenare për prejardhjen time.

Që në moshë të vogël, një ndër pasionet e mia ka qenë modelingu të cilin sot e kam kthyer edhe në profesionin tim. Në të njëjtën kohë vazhdoj edhe studimet duke u përpjekur të jap maksimimin tim. Shkollimi mbetet një nga qëllimet e mia më të rëndësishme për t’u përmbushur.
Udhëtimet, leximi dhe aktiviteti fizik janë ndër pasionet e mia të cilat më bëjnë të zbuloj me shumë rreth botës dhe vetes sime.
Jam shumë guximtare dhe në të njëjtën kohë ëndrrimtare. Ky dualitet më bën të luftoj për të realizuar ëndrrat, dëshirat e mia dhe mos të ndalem para vështirësive me të cilat jeta mund të më përballë.
Një ëndërr e bukur të cilën ia kam vënë qëllim vetes ta realizoj është edhe pjesëmarrja ime në MISS UNIVERS ALBANIA.
Në hapat e mia drejt realizimit të kësaj ëndrre, mbështetja dhe pika ime e forcës mbetet familja, e cila me dashurinë dhe përkushtimin e treguar në çdo moment, më kanë bërë vajzën që unë jam sot.
Vendosa të marr pjesë në MISS UNIVERS për të përmbushur ëndrrën time dhe njëkohësisht për të shpalosur virtytet që mendoj se më karakterizojnë, për të treguar se pas një vajze të bukur ( dhuratë me të cilën natyra e ka bekuar), ka një vajzë të ndjeshme, por njëkohësisht edhe të fortë.

Virtyte që dua t’i vë në shërbim të mbrojtjes të kauzave të ndryshme që do të ndërmarr më tej, të cilat dua t’i përfaqësoj me dinjitet dhe besim.
“Unë jam vajza e valëve dhe ashtu si ato nuk reshtin së përqafuari bregun çdo ditë, edhe unë nuk do të rresht duke guxuar dhe punuar fort për të realizuar ëndrrat e mia.
Guxo edhe ti! Ndiq ëndrrat e tua! Puno fort për to!
Ti do ia dalësh”

#Françeska #Rustemi #shpallet #Universe #Albania

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button